Kukurec
Description
Për 4 vetë.
Ingredients
- zorrë
- të brendshme 300 g
- vaj 2-3 lugë gjellekripë
- piper, spec i kuq, rigon,
Procedures
- Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët.
- Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare.
- U hidhet kripë, piper i zi, rigon përzihen, pastaj shkohen me radhë në hell një copë mushkri, një copë gjendër, një copë mushkri e kështu me radhë.
- Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell mbeshtillen me zorrët sipër duke i mbuluar këto.
- Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet.
- Si të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar.
- Gjatë pjekjes në furrë spërkaten me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë.